Ngjeshja e kalendarit në futbollin italian për shkak të vdekjes së Papës nuk ka përfunduar ende. Pas katër ndeshjeve të planifikuara fillimisht për 21 Prill dhe të shtyra pas vdekjes së Bergoglio-s, kalendari i Serisë A mund të pësojë ende trazira. Varrimi i Atit të Shenjtë do të bëhet të shtunën e datës 26 Prill në orën 10:00, vetëm pak orë para Komo-Genovës, e planifikuar për në orën 15:00. Megjithatë, ndeshja që rrezikon të preket nga ceremonia do të jetë Lazio-Parma.

Ndeshja e planifikuar në “Olimpico” në orën 20:45 me siguri nuk do të luhet për arsye të masave. Policia do të përqendrohet në shërbimin funeral të Papa Françeskut. Hipotezat më të mundshme për momentin janë se ndeshja të luhet të hënën më 28 Prill ose do të shtyhet për në Maj. Nuk përjashtohet mundësia që edhe sfidat e tjera të programuara për të shtunën të ndryshojnë datë.

Inter do të ishte skuadra më e prekur, pasi ngjeshja e kalendarit do të sillte ngarkesë të madhe fizike në sfidat kyçe të sezonit. Zikaltërit janë në garë për të tre trofetë e këtij edicioni, si kampionat, kupë dhe Champions League, përpara se në qershor të udhëtojnë drejt SHBA-ve për Botërorin e Klubeve.

Klan News