Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në Moskën Veriore. Kështu raportuan më herët mediat e huaja kryesore. Për lajmin ka reaguar dhe një zyrtare e lartë e Shtëpisë së Bardhë në SHBA.

Mediat e huaja raportojnë se zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Amerikë Adrienne Ëatson ka thënë se nuk ka parë ende raportet zyrtare për rrëzimin e avionit me 10 persona në bord, megjithatë nëse kjo gjë konfirmohet nuk do të përbëntë habi.

Nëse konfirmohet, askush nuk duhet të habitet”, tha ajo, duke shtuar: “Lufta katastrofike në Ukrainë çoi në marshimin e një ushtrie private drejt Moskës, dhe tani me sa duket tek kjo.”

Ajo deklaron po ashtu se Presidenti Joe Biden është informuar për ngjarjen.

Prigozhin, i cili e bëri ushtrinë e tij Wagner një forcë luftarake elitare në luftën kundër Ukrainës, por gjithashtu krijoi armiq në ushtrinë e rregullt ruse, ishte në listën e pasagjerëve të avionit, sipas mediave shtetërore ruse.

Përplasja erdhi dy muaj pasi ai e nisi Wagnerin në një marshim rebel drejt Moskës, duke synuar të largimin e Vladimit Putinit nga pushteti./tvklan.al