Përshëndetje me top për të nderuar Dukën e Edinburgut, princin Filip janë zhvilluar të shtunën në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në Gjibraltar, por edhe nga anijet luftarake në det. Goditjet me top ishin pjesë e përkujtimoreve që kanë nisur për nderuar figurën e 99-vjecarit që u nda nga jeta të pas disa problemeve me shëndetin.

Pallati Bakningam Palace njoftoi se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në 17 Prill të cilat do të paraprihen nga 8 ditë zi kombëtare. Aktivitetet do të jenë të kufizuara për shkak të pandemisë së koronavirusit. Familja mbretërore i ka kërkuar publikut që të mos dërgojë buqeta me lule, por vetëm të lërë mesazhe në librin e ngushëllimeve në faqen zyrtare të pallatit mbretëror.

Në katedralen në Abbey Westminster, kambanat do të bien plot 99 herë në nder të çdo viti  të jetës së dukës. Në një deklaratë për mediat djali i tij, princi Charles e kujtoi atë si një baba të përkushtuar.

“Unë mendoj se babai i im në 70 vitet e fundit, i ka dhënë shërbimin më të përkushtuar mbretëreshës, familjes sime, vendit dhe gjithashtu të gjithë Komonuelthit . Papa im i dashur ishte një person shumë i veçantë”.

Në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë vetëm 30 persona të cilët do të jenë familjarë dhe miq të ngushtë të familjes mbretërore.

Tv Klan