Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin teknik të punimeve lidhur me hetimet për vdekjen e punëtorit 56-vjeçar që u rrëzua nga kati i dytë i një pallati në ndërtim.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në rrugën Kongresi i Manastirit. Policia thotë se drejtuesi teknik me iniciale D.K. u vu në pranga pasi dyshohet se nuk ka zbatuar kushtet e sigurisë teknike në punë.

Gjithashtu, blutë e kryeqytetit kanë nisur hetimet edhe për ngjarjen e dytë të ndodhur një ditë më parë në Kamzë ku humbi jetën një punëtor 35-vjeçar pasi u aksidentua nga një makineri që përdorej për prodhimin e tubave të ujit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /tvklan.al