Tiranë –Një 35-vjeçar ndërroi jetë mbrëmë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi shkoi me plagë të rënda në koke. Viktima është Arben Gjeci nga fshati Bastar i Mesëm. Ai u gjet i plagosur në kokë në anë të rrugës nga kalimtarët një ditë më parë dhe u transportua menjëherë ne spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Ngjarja u raportua si aksidentale, por hetimet provuan të kundërtën.

I riu u sulmua të premten në mbrëmje nga një 31- vjeçar që nuk pranonte lidhjen e motrës se tij me viktimën. Dyshohet se Gjeci është goditur me mjete te forta në një kasolle dhe me pas është hedhur në rrugë.

Policia arrestoi autorin e dyshuar, motrën e tij dhe bashkëshortin e saj persona që mendohet se ka fshehur ngjarjen.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të arrestuarve u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi.

Tv Klan