Vdekja e ushtarakut në Afganistan, MM: Hetim të plotë për ngjarjen



Vdekja e ushtarakut në Afganistan, MM: Hetim të plotë për ngjarjen

10:45 20/01/2021

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për vdekjen e ushtarakut shqiptar, që shërbente në Afganistan. Në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se ushtaraku inicialet XH. J, humbi jetën në orën 22:40, ora lokale në Afganistan.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA shprehen se po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

“Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur”, thuhet më tej në deklaratë./tvklan.al






Të ngjashme