Një 29-vjeçare nga fshati Shkallnur i Durrës humbi jetën në rrethana ende të paqarta, 5 ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Sipas policisë, Ardita Hersi ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës, ndërsa trupi i saj ndodhet në morgu për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore më të specializuar.

Lidhur me rastin familjarët tregojnë se e reja kishte kryer lindje cezariane në spitalin e Durrësit dhe vetëm një ditë para se të ndërronte jetë kishte dalë nga materniteti.

Ata pretendojnë se edhe pse ambulanca është njoftuar, nuk ka mbërritur në kohë, duke akuzuar bluzat e bardha për neglizhencë.

Për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes familjarët kanë depozituar një kallëzim në policinë e Durrësit, materialet e të cilës i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Klan News