Vdekja misterioze e biznesmenes

Vdekja misterioze e biznesmenes

19:30 30/10/2019

U gjet e betonuar brenda frigoriferit të saj

Trupi i një biznesmeneje milionere u gjet i betonuar brenda frigoriferit të saj. Wannee Jiracharoenying, e cila merrej me biznesin e pronave, nuk ishte parë që prej të premtes së 18 Tetorit, në Chiang Mai, në veri të Tailandës.

I shqetësuar, vëllai i 58-vjeçares Woraphan Jiracharoenying shkoi për të kërkuar të motrën duke qenë se nuk po i kthente përgjigje në telefon.

Trupi i saj u gjet të dielën, i futur brenda frigoriferit të saj dhe i mbuluar në beton.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, oficerët e policisë po hetojnë vrasjen e filantropistes së pasur dhe janë vënë gjithashtu në kërkim të një miku të saj që është zhdukur që nga vdekja e Wannee.

Policia thotë gjithashtu se nga llogaria bankare e biznesmenes janë tërhequr shuma të mëdha parash dhe se, si makina ashtu edhe kartat e saj bankare janë zhdukur.

Autoritetet besojnë se miku i saj, i njohur si Oom, mund të ketë informacione të vlefshme për vdekjen e gruas.

Policia e zbuloi trupin pasi fqinjët nisën të ankoheshin për një erë të rëndë që vinte nga prona e 58-vjeçares./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi