Christopher Wylie, specialisti teknologjik i Cambridge Analytica ka zbuluar sot se paraardhësi i tij vdiq në mënyrë misterioze në një dhomë hoteli në Kenia, dhe se mund të ketë qenë helmuar.

Specialisti i teknologjisë tha se Dan Muresan u gjet i vdekur në mesin e raportimeve se një marrëveshje për të cilën ai po punonte, po prishej.

Ai tha: “

Cambridge Analytica po punonte me politikanët kenianë, sepse në shumë vende afrikane nëse një marrëveshje shkon keq, ju paguani për të”.

 “Dan ishte paraardhësi im…ajo çfarë kam dëgjuar është se ai po punonte për një lloj marrëveshjeje të caktuar, por nuk jam i sigurt se çfarë”.

“Marrëveshja u prish. Njerëzit dyshojnë se ai është helmuar në dhomën e tij të hotelit. Kam dëgjuar se policia gjithashtu kishte marrë rryshfet për të mos hyrë në dhomën e hotelit për 24 orë”

./tvklan.al