Vdekja e papritur e artistit dhe fotografit Aykut Comert ka tronditur thellë botën e showbizit në Turqi.

Comert ndërroi jetë të enjten në moshën 38-vjeçare, pasi humbi betejën me kancerin.

Mesazhe ngushëllimi për Comert publikuan në rrjetet sociale emra të njohur në Turqi, mes të cilëve edhe mikja e tij e ngushtë, aktorja Beren Saat.

Është shumë e vështirë të gjesh dikë që ndez një dritë për ty në kohë të vështira, shkruan Saat, në mesazhin e saj të ndjerë për 38-vjeçarin.

Është pothuajse e pamundur që të gjesh dikë që të qëndrojë krah teje në heshtje kur arratisesh drejt errësirës, e madje të të bëjë që në atë gjendje të qeshesh më të madhe. Mallëngjimi për ty nuk do të përfundojë kurrë shok i dashur. Vallëzo me yjet edhe për mua”, shkruan Saat. /tvklan.al