ISIS ka kërcënuar se do të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Kupën e Botës duke përdorur bomba me dron. Videoja e fundit e propagandës së grupit terrorist tregon dronë që hedhin në erë stadiumet e futbollit në Rusi.

Videoja e animuar shoqërohet me një zë që këndon:

“Ne po të shohim ty. Ne kemi dronë, ne do të zbulojmë vendet dhe do t’ju sulmojmë”.

Eksperti i ISIS Raphael Gluck, nga grupi i monitorimit të xhihadoskopit (monitorimi i aktivitetit xhihadist në internet), tha se propaganda ishte një “fantazi”, megjithatë kërcënimi duhet të merret seriozisht.

Kjo nuk është hera e parë që luftëtarët e ISIS kanë kërcënuar se do të përdorin dronë për të sulmuar civilët dhe ata kanë përdorur tashmë teknikën për të sulmuar forcat irakiane dhe siriane.

Këtë javë, një shkencëtar britanik dhe eksperti kryesor i avionëve parashikonin se një sulm i një lloji të tillë është i pashmangshëm.

Kupa e Botës, ngjarja më e madhe sportive në botë, filloi natën e kaluar me një milion tifozë që priten vetëm në Moskë gjatë muajit të ardhshëm, duke e bërë atë objektivin kryesor të terroristëve./tvklan.al