13 njerëz kanë humbur jetën në Korenë e Jugut gjatë javës së kaluar, pas vaksinës që kishin marrë kundër gripit sezonal. Zyrtarët shëndetësor në Kore thonë se nuk ka asnjë lidhje midis vdekjeve dhe vaksinave të gripit. Por, fillimisht vdekja e një djali 17-vjeçar dy ditë pasi mori vaksinën e më pas edhe vdekjet e tjera qe ndodhën pas vaksinimit, kanë shkaktuar panik dhe frikë  tek njerëzit në këtë kohë kritike kur vendi po përballet me Covid-19.

Është bërë e ditur se përveç 17 vjeçarit, pacientët e tjerë që u vaksinuan kundër gripit dhe humbën jeten, ishin të moshuar dhe me sëmundje kronike.

Të gjitha rastet janë nën hetim dhe zyrtarët e shëndetit kanë nxituar të përjashtojnë vaksinën si arsye, duke thënë se vaksinat ishin të marra nga prodhues lokal të ilaçeve dhe jo nga eksporti që mund ti bënte të dyshimta. Në përpjekje, për të ulur panikun e shkaktuar në publik nga vdekjet që akoma nuk iu është gjetur shkaku.

Marrë parasysh që sikur gripi sezonal ashtu edhe koronavirus, kanë simptoma të ngjashme si ethe dhe kollë. Zyrtarë nga Koreja e Jugut kanë filluar një fushatë qeveritare për thirrje për vaksinim, në mënyrë që sistemi i kujdesit shëndetësor në vend të mos mbingarkohet në mes të pandemisë Covid-19./tvklan.al