Pas 5 muajsh i raportuar si i zhdukur, është gjetur i vdekur në Greqi 26-vjeçari shqiptar. Trupi i pajetë u konstatua nga një gjahtar, i cili lajmëroi policinë. 26-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë varrezave.

Kufoma ishte kalbur dhe dekompozuar pothuajse tërësisht. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në përfundimin se viktima është shqiptari i zhdukur disa muaj më parë, i identifikuar si Lorenc Metaj.

I riu kishte humbur gjurmët dhe ishte zhdukur në ishullin Chios të Greqisë në muajin Korrik. Që prej asaj kohe, nuk kishte asnjë shenjë prej tij. Mediat greke nuk kanë raportuar të dhëna të tjera lidhur me hetimet e policisë për këtë rast. Por shtojnë se do të analizohet celulari që u gjet pranë trupit të të ndjerit. /tvklan.al