“Prokuroria të sekuestrojë dokumentet, të vërtetën e dinë të gjithë mjekët”

Koha që po merr kryeministri Edi Rama më shumë së 24 orë për të reaguar ndaj denoncimit për fshehjen e vdekjeve nga COVID dhe refuzimi i prokurorisë për të sekuestruar dokumentet në morg, për Lulzim Bashën janë shenjë së provat po shkatërrohen ndërkohë.

Të dhënat janë aty, çfarë pret Prokuroria? Pret që t’i manipulojë Edi Rama? Ky njeri që nuk lë rast pa dalë në konferencë për shtyp, pse i duhet kohë deri nesër të dalë në konferencë për shtyp? Pret që të manipulojë të dhënat? Ky është një lajm shokues, fshehja e viktimave është një lajm tronditës për të gjithë shqiptarët

Thirrja e Bashës ishte direkte për prokuroret, që këta të veprojnë sepse ndërkohë po shkatërrohen provat në morgun e Tiranës, ku janë dhe listat e plota me pacientët që kanë humbur jetën nga COVID.

Veproni zotërinj prokurorë, shkoni merrri provat. Provat që na u sollën neve janë aty, janë në morg. Ne kemi kopjet tona, emër për emër. Druaj shumë se këtë kohë që po përdor deri nesër, po  e përdor për të shkatërruar të vërtetën”.

Gjate emisionit Opinion, kreu i demokratëve Lulzim Basha publikoi listat që sipas tij përmbanin emrat e 923 viktimave të vërtetuara nga COVID nga muaji Mars deri në Tetor. Zyrtarisht raportohet se viktimat janë 509.

Tv Klan