Policia e Korcës ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, të dy banues në Korçë.

Sipas autoriteteve mësohet se këta persona, punojnë në një klinikë private dhe dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe.

Kjo qyetare dje rreth orës 16:30 ka gjetur vdekjen në këtë klinikë. Mësohet se në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Tashmë çështja është në duart e prokurorëve, të cilët do të hetojnë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”./tvklan.al