Le pas 38 gra dhe 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa

Një burrë 76-vjeçar që besohet të jetë kreu i familjes më të madhe në botë ka vdekur në shtetin Mizoram të Indisë, raporton rrjeti prestigjoz BBC . Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, u nda nga jeta, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.

Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili ofroi ngushëllimet e tij në Twitter. Chana raportojnë mediat vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e Chana u përkeqësua në shtëpi në fshatin e tij, Baktawang. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall i vdekur kur mbërriti.

Raporte të ndryshme të mediave lokale iu kanë referuar atij si mbajtës të “rekordit botëror” për një familje kaq të madhe. Është raportuar gjerësisht gjithashtu se familja është paraqitur dy herë në shfaqjen e famshme televizive Ripley’s Believe it or Not.

Por rekord botëror apo jo, Chana dhe familja e tij kane tërhequr turistë në fshatin e tyre në veri-lindje të Indisë.

Klan News