Një grua luftëtare, e konsideruar si “Angelina Jolie” e Kurdistanit, për shkak të ngjashmërisë me yllin e Hollywood, ka humbur jetën teksa luftonte kundër Shtetit Islamik.

Asia Ramazan Antar ishte pjesë e Njësisë për Mbrojtjen e Grave, një grup kurd që lufton kundër ISIS pranë kufirit sirian me Turqinë.

Sipas raportimeve, 22 – vjeçarja është vrarë në një përplasje të ashpër me grupin e terrorit, në veri të Sirisë.

Përflitet se Antar ka qenë pjesë e disa prej betejave kyçe me ISIS në këtë zonë, përpara se të vritej.

Njësia për Mbrojtjen e Grave është e përbërë vetëm nga femrat dhe lufton në zonat kurde të Irakut dhe Sirisë.

Ato janë degë e Njësisë Popullore kurde të Mbrotjes, ku bëjnë pjesë rreth 50 mijë luftëtarë, 20 përqind prej të cilëve janë femra dhe që kanë luajtuar një rol të madh në luftën kundër ekstremistëve, duke i larguar ata nga kufijtë e Turqisë./tvklan.al