Një dramë ka ndodhur në një familje ditën e djeshme në QSUT. Një foshnje 4-muajshe ka ndërruar jetë për motive ende të panjohura.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të zbardhur këtë rast, ndërsa bën me dije se ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj babait të foshnjes.

Në njoftimin e saj, policia thotë se 36-vjeçari me iniciale V.Z pasi mësoi lajmin e vdekjes së fëmijës, humbi ndjenjat dhe u rrëzua.

Aksidentalisht ai dëmtoi monitorin kardiak të reanimacionit. Për këtë shkak, uniformat blu kanë referuar materialet në prokurori ndaj tij për akuzën e shkatërrimit të pronës nga pakujdesia. 36-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë.

/tvklan.al