Vdes gjatë lindjes gazetarja Ardita Sylejmani

Posta

Vdes gjatë lindjes gazetarja Ardita Sylejmani

20:04 19/09/2019

Spikerja Edona Musa jep lajmin e hidhur në edicionin informativ

Në moshën 32-vjeçare, pas një komplikimi shëndetësor gjatë lindjes, ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë gazetarja e RTK-së, Ardita Sulejmani Bllaca.

Lajmin për ndarjen nga jeta të koleges e dha spikerja Edona Musa, në edicionin informativ në RTK.

Këtë edicion të lajmeve e nisim me një lajm mjaft të hidhur”, tha Musa, duke kërkuar ndjesë për emocionet.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, përmes një telegrami ngushëllimi, ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e koleges.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca. Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës. Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve. Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolegë të RTK-së dhe më gjerë pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta”, shkruan të telegramin e tij, Kastrati.

Ardita Sulejmani Bllaca la pas bashkëshortin dhe 3 fëmijë. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT