Rreshterja detare nga Roseville, Nicole L. Gee 23-vjeç ka qenë një ndër 13 anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan që u vranë ditën e enjte nga një sulm në Kabul gjatë një operacioni evakimi.

Rreshterja humbi jetën pasi një kamikaz shpërtheu eksplozivin jashtë aeroportit ndërkombëtar të Kabulit. Në faqen e saj të Instagramit 23-vjeçarja kishte shkruan se shërbën në Afganistan dhe një ndër fotografitë e fundit që kishte publikuar, ishte duke mbajtur një foshnjë afgane në duar.

“Unë e dua punën time”, kishte shkruar ajo në mbishkrimin e fotos. /tvklan.al