Vizatimi i Kurt Westergaard u botua në 12 gazeta për të  treguar vetë-censurimin dhe kritikën ndaj Islamit

Kurt Westergaard, një karikaturist danez, i cili vizatoi Profetin Muhamed, duke shkaktuar zemërim tek shumë  myslimanë në të gjithë botën, ka vdekur në moshën 86 vjeç.

Familja e tij tha se ai vdiq pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Ë estergaard ishte karikaturist për gazetën konservatore “Jyllands-Posten” nga fillimi i viteve 1980. Ai u bë i famshëm në 30 Shtator 2005 për përshkrimin e tij të diskutueshëm të Profetit Muhamed në gazetë. Karikatura e Westergaard, e cila tregonte një bombë u botua në 12 gazeta për të treguar vetë-censurimin dhe kritikën ndaj Islamit.

Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe janë fyese për myslimanët. Karikaturat nxitën protesta në Danimarkë, ndërsa qeveria e saj mori ankesa nga ambasadorët e vendeve me shumicë myslimane.

Zemërimi arriti kulmin në protestat në të gjithë botën myslimane në Shkurt 2006. Ambasadat daneze u sulmuan dhe dhjetra perosna vdiqën në trazira. Ngjarjet çuan në debat rreth Islamofobisë dhe kufijve të lirisë së shprehjes dhe fesë në Danimarkë dhe më gjerë. Në vitin 2015, 12 njerëz u vranë në një sulm ndaj së përjavshmes satirike “Charlie Hebdo” në Paris, e cila kishte ribotuar karikaturat në 2012.

Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Westergaard, u desh të jetonte nën mbrojtjen e policisë në një  zonë të fshehtë. Në fillim të vitit 2010, policia daneze kapi një 28-vjeçar të armatosur me thikë në shtëpinë e Westergaard, ku ai po planifikonte ta vriste.

Klan News