Helen Reddy, këngëtarja nga Australia që krijoi himnin feminist  “Unë jam grua”, ka ndërruar jetë ketë të mërkurë në moshën 78 vjeç.

Mediat e huaja raportojnë se Reddy vdiq në Los Angeles, dhe lajmi është bërë bër ëpublik nga familja e saj në mediat sociale.

Fëmijët e saj Traci Donat dhe Jordan Sommers e përshkruan atë si një “nënë, gjyshe dhe një grua të mrekullueshme”.

“Zemrat tona janë thyer. Por ne ngushëllohemi që zëri i saj do të jetojë përgjithmonë“, thanë ata.

Reddy prej vitesh ishte diagnstikuar me një sëmundje të pashërueshme dhe vitet e fundit të jetës  i kaloi në shtëpi, ku merrte dhe kujdesin shëndetësor.

Në skenën ndërkombëtare ajo u bë e njohur që në vitin 1970, dhe korri shumë sukese me këngën e saj që u bë himn për feminizmin “Unë jam grua”./tvklan.al