Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Zvicër. Sips BBC, mësohet se Kofi Annan vuante nga një sëmundje dhe ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Më 12 Tetor 2001, Çmimi Nobel për Paqen iu dha së bashku Kombeve të Bashkuara dhe Kofi Anan.

Sipas motivacionit të çmimit Anan kishte sjellë një jetë të re në organizatën paqeruajtëse, luftën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat civile dhe mori guximin për sfidat e reja të terrorizmit dhe sindromën e fituar të mungesës së imunitetit, AIDS.

Anan ishte i pari afrikan me ngjyrë që mbajti postin më të lartë të OKB-së nga viti 1997 deri në 2006.

Së fundmi kishte shërbyer si i dërguar special i OKB-së në Siri ku u përpoq për gjetjen e një zgjidhje për konfliktin.

/tvklan.al