Prezantuesi dhe komediani britanik Paul O’Grady ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i tij, Andre Portasio në një deklaratë.

“Me pikëllim të madh ju informoj se Paul ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, por paqësisht mbrëmjen e djeshme. Ai do t’i mungojë shumë të dashurve, miqve, familjes, kafshëve dhe të gjithë ata që e shijuan humorin, zgjuarsinë dhe dhembshurinë e tij. Unë e di se ai do të donte që unë t’ju falënderoja për gjithë dashurinë që i keni treguar gjatë viteve”, tha 37-vjeçari Portasio.

Komediani O’Grady u bë i famshëm në vitet 1990 me personazhin e tij në Lily Savage duke vazhduar më pas të prezantojë shfaqje si Blankety Blank dhe programe të tjera argëtuese. Më vonë gjatë karrierës së tij, ai vazhdoi të drejtonte një sërë shfaqjesh. Kohët e fundit, O’Grady ka qenë në turne duke luajtur Miss Hannigan në muzikalin Annie.

Në një postim në Instagram disa javë më parë, pasi u kthye nga performanca në Newcastle, O’Grady tha se po po kënaqej shumë duke luajtur sërish rolin pas kaq shumë kohësh, veçanërisht me një kast bashkëpunues./tvklan.al