Ken Spears, i cili është një nga krijuesit e serialit vizatimor Scooby-Doo, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Spears, i cili krijoi personazhet e animuar së bashku me partnerin e tij Joe Ruby, vdiq nga komplikimet që i shkaktoi demenca.

Shfaqja e tyre origjinale, Scooby Doo, kishte vetëm dy seri, por më pas ajo u pasurua gjatë viteve dhe mbajti miliona fëmijë para ekranit.

Vdekja e Spears vjen tre muaj vdekjes së bashkëpunëtorit të tij, Ruby.  Lajmi për vdekjen është dhënë nga djali i tij, Kevin, i cili konfirmoi për “Hollywood Reporter” se Spears humbi jetën në Los Angeles të Premten.

Presidenti i Warner Bros, Sam Register, tha në një deklaratë se të gjithë janë të trishtuar nga kjo humbje.

Ai ishte një novator i vërtetë në industri, humori dhe tregimet e tij vazhdojnë të kënaqin audiencat”, shtoi ai./tvklan.al