Vdes në aksident 46-vjeçari

Foto ilustruese


Vdes në aksident 46-vjeçari

08:34 30/12/2020

Një aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjeçari ka ndodhur këtë gjatë natës në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, në afërti të qytetit të Rrogozhinës.

Policia bën me dije se mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i saj  A.F. 46-vjeç.

Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç”, sqarojnë autoritetet.

Ndërkohë po vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti fatal./tvklan.al






Të ngjashme