demargerieDrejtori i Përgjithshëm i gjigandit francez të hidrokarbureve “Total”, Christophe de Margerie, ka vdekur në një aksident ajror në Moskë.

Ngjarja ndodhi pak minuta para mesnatës me orën lokale në pistën e aeroportit Vnukovo, në kryeqytetin rus.

Avioni i tipit Falkon-50, në bordin e të cilit ai ndodhej, është përplasur teksa ngrihej në fluturim me një borëpastruese.

Në avion ndodheshin edhe 3 anëtarë ekuipazhi, po ashtu shtetas francezë, të cilët edhe ata kanë vdekur nga shpërthimi pas përplasjes.

Drejtuesi i borëpastrueses rezultoi se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe i ka shpëtuar për mrekulli shpërthimit. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

De Margerie e mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë “Total” që prej vitit 2007.

Tv Klan