Një shqiptar në Amerikë ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti fatal. Ngjarja tragjike ka ndodhur në 12 Gusht në Illinois. Sipas mediave amerikane mësohet se 36- vjeçari, Mitildit Lako, ishte pasagjer në automjetin tip Ford që drejtohej nga një tjetër shqiptar.

Makina e tyre u përplas nga mbrapa nga një kamion tregtar. Sipas policisë së Oregonit, Mitildit Lako, gjeti vdekjen e menjëhershme në vendngjarje, ndërsa shqiptari tjetër Stavri Plasari, u transportua drejt spitalit për shkak të dëmtimeve që kishte marrë.

Të plagosur gjithashtu mbetën drejtuesi i kamionit dhe një fëmijë i mitur. Mitildit Lako ishte me origjinë nga Pogradeci, babai i një fëmijë.

Ai la pas djalin e tij, Lazarion dhe gruan e tij Entela.

Miqtë dhe të afërmit e tij kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale dhe kërkojnë ndihmë për mbledhje fondesh në mënyrë që të vijë në qytetin e lindjes trupi i 36 vjeçarit.

/tvklan.al