Këngëtarja belge Maurane ka vdekur në moshën 57-vjeçare, pasi u kthye në skenë pas një mungese dyvjeçare.

Maurane u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Schaerbeek, pranë Brukselit, të hënën në mbrëmje. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet. Karriera e saj filloi si këngëtare në vitet 1980.

Këngëtarja e kishte ndërprerë karrierën e saj në vitin 2016 për shkak të problemeve me kordat e zërit.

Maurane ishte kthyer në skenë në Bruksel, duke marrë pjesë në një koncert në nder të Jacques Brel. Ajo po përgatiste një turne të planifikuar për Pranverën e vitit 2019./tvklan.al