Fabrizio Frizzi ka ndërruar jetë në moshën 60- vjeçare, pasi u godit nga një hemoragji cerebrale. Ai ishte një ndër ikonat e televizionit italian RAI. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Carlotta. Ai vdiq në spitalin Sant’Andrea në Romë.

Tetorin e kaluar ai u godit nga një ishemi nga e cila ai po përpiqej të shërohej me gjithë forcën e tij. “

Unë jam duke luftuar si një luan”,

 përsëritet shpesh në intervistat e tij të fundit. “

Beteja nuk ka mbaruar, unë duhet ta bëj për vajzën time, dua ta shoh atë të rritet”

 ka thënë ai.

Pas një shkëputje të vogël, ai u rikthye në ekran përsëri me programin“L’eredita”.

Frizzi ka një karrierë të gjatë në median italiane dhe ka drejtuar 73 programe televizive

.

/tvklan.al