Ndahet nga jeta në moshën 68 – vjeçare aktori Powers Boothe. Aktori i njohur për rolet e tij në Tombstone, Sin City dhe The Avengers, mësohet se ka vdekur në banesën e tij në Los Anxhelos nga shkaqe natyrale.

Aktori ka fituar një çmim Emmy në 1980 për interpretimin e tij të Tim Jones në filmin televiziv Guyana Tragedy.

Një ceremoni private do të bëhet edhe në Texas, në vendin e tij të origjinës./ tvklan.al