Lee Ermey, një ish marinar i cili bëri një karrierë në Hollywood, ka vdekur. Sipas Daily Mail, ai vdiq në moshën 74-vjeçare nga pneumonia.

 “Me trishtim të thellë dhe me keqardhje ju informoj se R. Lee Ermey ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai do t’i mungojë të gjithëve”

, shkroi menaxheri i tij në Twitter.

Ronald Lee Ermey lindi në Emporia, Kansas, në vitin 1944. Ermey shërbeu 11 vjet në Trupat Detare dhe kaloi 14 muaj në Vietnam dhe pastaj në Okinawa, Japoni.

Ai ka luajtur në shumë filma disa prej të cilëve janë: Full Metal, Toy Story, Kung Fu Panda: Legend of Awesomeness, etj./tvklan.al