Aktivistja e të drejtave civile amerikane, Sacheen Littlefeather, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Littlefeather në vitin 1973 refuzoi çmimin Oscar për Marlon Brando.

Njoftimin e bëri të ditur vetë Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, mbrëmë vonë me një postim në Twitter.

”Kur të jem larguar, mbani mend gjithmonë se sa herë të ngriheni për të vërtetën tuaj, do të mbani gjallë zërin tim dhe zërin e kombeve tona dhe të popullit tonë”, janë fjalët e Littlefeather të cituar nga Akademia.

E lindur më 14 nëntor 1946, Marie Louise Cruz ndryshoi emrin, ndërsa eksploroi rrënjët e saj vendase amerikane dhe u bë një aktiviste në të 20-at e saj. Littlefeather përfaqësoi Marlon Brandon në çmimet e 45-ta të Academy Awards më 27 mars 1973, ku ajo, në emër të Brandos, refuzoi çmimin e aktorit më të mirë që ai fitoi për interpretimin e tij në ”The Godfather”.

Ajo u ngacmua për komentet e saj dhe u bojkotua nga industria e filmit për dekada.

Këtë vit Littlefeather, e cila ishte diagnostikuar me kancer gjiri, mori një letër falje të vonuar nga presidenti i atëhershëm i Akademisë, David Rubin.Muzeu postoi gjithashtu një video në internet ku Littlefeather lexonte me zë të gjithë fjalimin që shkroi Brando, por ajo nuk u lejua të lexonte në skenë 49 vjet më parë.

Klan News