Në SHBA është regjistruar vdekja e parë e një fëmije që ishte pozitiv me koronavirus.

BBC shkruan se një foshnje vdiq në Chicago, ndërsa lajmi është konfiemuar nga Drejtori i Departamentit të Shëndetit Publik të Illinois Ngozi Ezike.

“Nuk ka ndodhur më parë një vdekje e një foshnje me COVID-19. Po kryhet një ekzaminim i plotë për të kuptuar shkaqet e plota të vdekjes”, tha Ezike.

Doktori u shpreh për mediat se njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që të ndalojnë përhapjen e virusit vdekjeprurës. “Nëse nuk mbrojmë veten, të mbrojmë ata që nga rrethojnë”, u shpreh mjeku.

Edhe më parë është raportuar vdekja e një fëmije disa muajsh me COVID-19. Bëhet fjalë për një rast në Kinë, por siç shkruan BBC, ai kishte sëmundje të tjera të fshehura./tvklan.al