U dënua si kreu i një bande në vitet ‘97-‘98

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla i njohur si një nga krerët e bandave kriminale në vitin 1997. Nehat Kulla që ndryshe thirrej edhe “Gjenerali”, ka vdekur për shkak të disa sëmundjeve që kishte duke përfshirë edhe problemet me frymëmarrjen.

Ai u lirua në Korrik të 2019-s nga burgu, pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore. Pak muaj më parë Nehat Kullës i vdiq dhe i vëllai, pasi u prek nga koronavirusi.

Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Gjatë vitit 1997, ai arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë.

Nehat Kulla u dënua për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve polic pranë komisariatit 4 në Tiranë.

Tv Klan