Irenej ishte infektuar me Covid-19

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. Ai ishte u shtrua në një spital ushtarak të Beogradit më 4 Nëntor, ndërsa gjendja e tij u rëndua shumë gjatë ditëve të fundit pasi më parë kishte dalë pozitiv në Covid-19.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 Nëntor se gjendja e patriarkut ishte e qëndrueshme, por më pas, më 19 Nëntor, Kisha Ortodokse konfirmoi përmes një deklarate se gjendja e Irinejt ishte përkeqësuar, ndërsa sot ka ndërruar jetë.

Më 1 Nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë kishtare gjatë varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, i cili po ashtu vdiq nga Covid-19.

Tv Klan