Vdes nga COVID-19 zyrtari i Bashkisë Tiranë



Vdes nga COVID-19 zyrtari i Bashkisë Tiranë

11:37 12/10/2020

Drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike, Feti Fanaj, ka ndërruar jetë këtë të hënë, pasi nuk ka mundur që të fitojë betejën me COVID-19. Lajmi është bërë publik nga kreu i bashkisë, Erion Veliaj,  i cili i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Veliaj shprehet se Fetiu ishte një baba ideal, një njeri punëtor dhe kuronte çdo ditën qytetin.

“🖤  Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël. Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”, shkruan Veliaj./tvklan.al




Të ngjashme