Vdes nga Covid një i burgosur


Vdes nga Covid një i burgosur

18:53 09/09/2020

Të prekurit e tjerë izolohen në “Shën Koll”

Koronavirusi i ka marrë jetën një të burgosuri, duke shënuar viktimën e parë mes të dënuarve.

Bëhet fjalë për 74-vjeçarin Çaush Banaj, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Burgut të Tiranës, si pasojë edhe e sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese.

Banaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje, u infektua në burgun e Drenovës bashkë me 10 persona të tjerë.

Dy prej tyre po marrin trajtim më të specializuar në spitalet Covid në kryeqytet, ndërsa 8 të burgosurit e tjerë ndodhen të izoluar në burgun e Shën Kollit në Lezhë.

I boshatisur nga tërmeti i Shtatorit, ky burg po shndërrohet në një vendizolim për të dënuarit e burgjeve të tjera që preken nga Covid-i dhe paraqesin simptoma të lehta.

Nëse situata e tyre shëndetësore rëndohet, të burgosurit dërgohen në Spitalin e Burgut në Tiranë dhe në raste intubimi dhe reanimacioni, trajtohen tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Tv Klan





Të ngjashme