Themeluesi japonez i markës së modës “Kenzo”, Kenzo Takada, ka vdekur nga Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i kompanisë së tij, i cili është shprehur se stilisti ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

I njohur për dizajnimet e tij shumëngjyrëshe dhe me lule, ai ishte projektuesi i parë japonez që mori famë në skenën e modës në Paris. Ai u vendos në Francë në vitet 1960 dhe pjesën tjetër të karrierës së tij e kaloi atje.

Kenzo Takada njihej në të gjithë botën dhe nderohej si një nga stilistët më të mëdhenj. Ai themeloi markën e njohur ndërkombëtarisht me emrin e tij në vitet 1970.

Ai nisi një linjë për burra në 1983, dhe më vonë hodhi në treg linjat e veshjeve sportive Kenzo Jeans dhe Kenzo Jungle.

Ai shiti markën e tij të veshjeve tek kompania LVMH në 1993 dhe u tërhoq nga moda gjashtë vjet më vonë./tvklan.al