Tekstshkruesi dhe këngëtari i këngës së njohur “I Love Rock ‘n Roll”, Alan Merrill ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Ai vdiq në moshën 69-vjeçare në New York, ndërsa lajmin e hidhur e njoftoi vajza e tij, Laura, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Koronavirusi më mori babin këtë mëngjes. Më lanë vetëm 2 minuta që t’i thoja lamtumirë, përpara se të më nxirrnin jashtë”, tha ajo.

Merrill lindi në Neë York. Karrierën e tij e kaloi më së shumti në Japoni dhe Britani ku formoi grupin Arrows në 1974.

Ai ishte vokalisti kryesor në version origjinal të këngës së njohur, e cila më vonë u regjistrua dhe u publikua nga Joan Jett & Blackhearts duke arritur numrin 1 në SHBA në vitin 1982. /tvklan.al