Një tjetër pacient ka ndërruar jetë nga koronavirusi, duke e çuar në 17 numrin e viktimave në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon zyrtarisht se viktima është një pacient 75-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spitalin infektiv.

Pacienti me iniciale A.C. mbërriti në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Sipas autoriteteve shëndetësore, gjendja e tij u rëndua në mënyrë të menjëhershme.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk mundi të mbijetonte.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19. /tvklan.al