Një tjetër paciente ka humbur betejën me koronavirusin, duke e çuar në 7 numrin e viktimave në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht se viktima është një grua 85-vjeçare nga Tirana, e cila u shtrua në Spitalin Infektiven pasditen e së enjtes në gjendje të rëndë.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në Spitalin Infektiv”, njofton Ministria e Shëndetësisë, duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127!

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Shqipëri është 174. /tvklan.al