Një oficer hero i RAF vdiq pasi shpëtoi vajzën e mikut të tij në deti pasi kishin shkuar të gjithë të pushonin në një plazh të quajtur Goja e Ferrit.

Rreshteri Stephen Hulsmeier, 47 vjeç, u zhyt në ujë për të shpëtuar vajzën, por sipas hetimeve, ai vdiq dhe u nxor në breg.

RAF i ka dedikuar një shkrim rreshterit i njohur si Hulzi i cili punonte si inxhinier avioni në Brize Norton, ku thuhej: Me trishtim të madh ju njoftojmë për vdekjen e rreshterit Stephen Hulsmeier të premten më 6 Gusht pas një aksidenti tragjik gjatë pushimeve me familjen dhe miqtë e tij. Steve i njohur si Hulzi për miqtë e tij të shumtë ishte një inxhinier i njohur i avionëve dhe gjatë shërbimit të tij 23-vjeçar ai punoi në shumë skuadrone dhe stacione.

RAF thotë se gruaja e tij Becky dhe djali i tyre po marrin mbështetjen maksimale. Mjekja që mori çështjen e rreshterit tha se ai u përball me vështirësi në valët e ashpra.

Vajza e shokut të familjes u shpëtua, por ai u mbyt në ujin famëkeq. Një ekip që përfshin rojet bregdetare, policinë dhe ndihmës-mjekët, si dhe anëtarë të publikut u përpoqën për dy orë për të ringjallur rreshterin pasi e nxorën nga deti. /tvklan.al