Një punëtor ka ndërruar jetë pas një aksidenti në punë. Sipas informacioneve mësohet se 28-vjeçari ishte duke punuar në një banesë private, por ka rënë nga skela dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë në Krujë dhe sot Policia ka arrestuar 46-vjeçarin L. K., banues në Krastë, Krujë, i cili është pronari i banesës dhe ka qenë i dënuar më parë për “Ndërtim pa eje”.

Në lidhje me vdekjen e punëtorit është shpallur në kërkim dhe administratori i firmës ku punonte i riu, 39-vjeçari R. H., i cili banon në Fushë Krujë.

Sipas Policisë procedimi penal “për këta dy qytetarë ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator  R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori E. G., 28 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë./tvklan.al