Një drejtues teknik është vënë në pranga nga policia e Durrësit, nën akuzën e “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, si pasojë e të cilave ka humbur jetën shtetasi M.M 55 – vjeç i cili ra nga kati i pestë, ndërkohë që ishte duke punuar.

Viktima ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit pasi u rrëzua nga kati i pestë i godinës që ishte në ndërtim e sipër.

Policia arrestoi Maksut Toçilla 56 – vjeç i cili ishte drejtuesi teknik për punimet ku ndodhi incidenti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. /tvklan.al