Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë të ndodhur në zonën e San Giuliano në Itali. Sipas mediave vendase, viktima është një 39-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Në vendngjarje shkuan menjëherë ekipet e emergjencës. Por, për fat të keq për 39-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë. Shqiptari kishtë ndërruar jetë.

Paraprakisht bëhet e ditur se viktima ishte pjesë e një kompanie dhe po punonte në çatinë e një ndërtese, kur u rrëzua në rrethana të paqarta. Autoritetet nisën hetimet për të zbardhur shkaqet. /tvklan.al