Një student shqiptar në Itali ka humbur jetën papritur teksa ishte në shkollë. Mediat italiane raportojnë se 19-vjeçari shqiptar Osvaldo K. u ndje keq gjatë mësimit dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Mësuesit dhe studentët e tjerë thanë se ai kishte ndjerë dhimbje në gjoks. Edhe pse ndërhyrja e mjekëve ishte e shpejtë, fatkeqësisht i riu nuk mundi të mbijetonte.

19-vjeçari jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo. Prokuroria italiane ka nisur një hetim për shkaqet e vdekjes, ndërkohë që priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ky është rasti i dytë që një nxënës humbet jetën në shkollë në Itali. Pak ditë më parë, një 14-vjeçar ndërroi jetë në klasë për shkak të atakut kardiak. /tvklan.al