Të afërmit thonë se nëse nuk vendoset drejtësi, do të hakmerren ndaj mjekut

Pas më shumë se një muaji nga vdekja e Elisabeta Lamajt gjatë lindjes në spitalin e Fierit, familjarë të saj u rikthyen tek dyert e prokurorisë se qytetit.

Ata kërkojnë drejtësi dhe të mbahet përgjegjësi nga mjekët për vdekjen e të afërmes se tyre.

“Vritet në rrugë një person, shoferi futet menjëherë në burg. Ai doktori i vdes njerëzit me injeksione dhe nuk futet në burg. Të paktën të pezullohet nga puna, gjëja më elementare”.

“Do vijmë përditë derisa të dalë një përgjigje nga prokuroria sepse e kanë lënë çdo gjë në harresë, asnjë masë nuk është marrë”.

“I lutem shtetit dhe Prokurorisë së Fierit që të vërë dorën në zemër për ato dy vajza që janë jetime”.

Nëse organi i akuzës nuk vepron,familjarët kërcënojnë me vetëgjyqësi.

“Nuk do ndalemi derisa të gjejmë drejtësinë, ose do e bëjmë vetë drejtësinë”.

“O të na i zgjidhë problemin shteti, o ndryshe ne do hakmerremi vetë, do vemë ta vrasim atë doktorin”.

31-vjeçarja ndërroi jetë në 2 Prill të këtij viti. Sipas mjekëve e reja pësoi arrest kardiak ndërsa u arrit që foshnja të shpëtohej. Elisabeta Lamaj ishte nëne edhe e një vajze tjetër.

Klan News