Këto ditë, për dramaturgun Ferdinand Hysi, Teatri Kombëtar është ndalesa kryesore. Në skenë do të luhet drama e tij, “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” me regji të Elma Doresit.  

Përveç të dhënës se perdja në Teatrin Kombëtar për pjesën e dytë të kalendarit artistik do të hapet me një dramë shqipe, “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” është dëshmia e një shoqërie që vazhdon të ketë të njëjtën qasje ndaj çdokujt që e drejton atë.

Ferdinand Hysi e shkroi atë në fillim të viteve ’90. I ndryshoi disa herë personazhet, dialogjet, titullin, por jo idenë. Edhe pas thuajse 20 vitesh, historia përsëritet me të njëjtat gabime.

Personazhet kryesore janë të paemër, sikundër edhe institucioni ku zhvillohet ngjarja.

Aktorët e përzgjedhur janë Sokol Angjeli, Bujar Asqeriu, Rajmonda Bulku, Gladiola Harizaj, Dritan Boriçi, Klod Hoxha, Devis Muka e Klea Huta.

Nga fundjava “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” do të provojë suksesin ose jo në skenën e Teatrit Kombëtar.

Tv Klan