Këtë vit ka qënë edicionin i 92-të i ndarjes së çmimeve OSCAR, që është mbajtur si çdo vit në “Dolby Theatre” në Los Angelos dhe që ka mikpritur në një mbrëmjë gala yjet e Hollywood-it.

Filmi triumfues ishte ‘Parasite’, me regji të koreano-jugorit Bong Joon-ho, i cili ka shkruar historinë, duke fituar katër çmime Oscar, duke u bërë në këtë mënyrë filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë.

Për të diskutuar për këtë film, në programin “Rudina” në Tv Klan ishte e ftuar gazetarja e kulturës Rovena Rozhani.

Ajo u shpreh se filmi është i veçantë sepse dhe historia e tij është e tillë, nis nga një temë shumë e vogël, por që ngrihet pastaj në një histori shumë të madhe që vendos përballë njëra-tjetrës dy klasa shoqërore.

Është i veçantë se fillon nga një histori shumë e thjeshtë, nga një temë shumë e vogël dhe ngrihet pastaj nëpërmjet trillerit dhe ngjyrave të komedisë së errët, të zezë, ngrihet në një histori pak më të madhe, që fillon dhe vë përballë dy klasa, klasën e pasur dhe klasën e varfër. Është një familje e varfër që jeton në një bodrum, në kushte tmerrësisht të këqija, që bën çmos që nëpërmjet mashtrimeve të gjitha formave të mundshme, të futet në një familje të pasur dhe dalëngadalë të punësojnë njëri-tjetrin atje. Por thelbi mbetet në luftën për mbijetesë me të gjitha format, që bën kjo familje dhe nga ana tjetër dhe një pasqyrim i një familjeje të pasur, që ndoshta jo gjithmonë është aq e zgjuar, por ka dhe atë naivitetin, që bie pre e mashtrimeve të sofistikuara”. /tvklan.al